FOTO/ Policia rrethoi PD, deputeti Noka i kërkon llogari kryepolicit: Kush e kërkoi?

0
467

Deputeti demokrat Flamur Noka i ka dërguar një shkresë kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në lidhje me lëvizjen e forcave speciale të policisë, ditën e shtunë.

Gjatë punimeve të Kuvendit të PD-së në ‘Air Albania’, qindra forca policie me mjete të blinduara rrethuan selinë e PD-së, pa asnjë shkak dhe arsye.

Në kërkesën për informacion, deputeti Noka kërkon të dijë se pse kanë lëvizur forcat e policisë, duke u përfshirë në një situatë të brendshme të një force politike.

Gjithashtu, Noka kërkon të dijë se kush institucion ka kërkuar përqendrimin e forcave të policisë pranë selisë së PD-së.

Dokumenti më poshtë:

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here