Komisioni i Rithemelimit të PD i përgjigjet Bashës: Deputeti ripërtypi shpifjet e Ramës

0
155

Komisioni i Rithemelimit të PD i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës lidhur me koston e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Përmes një deklarate për mediat, Komisioni i Rithemelimit thekson se Basha citoi shpifjet e mediave të Edi Ramës.

Rithemeluesit theksojnë se do të bëjnë transparente ditët në vijim të gjitha kostot e organizimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm demokrat.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit të PD akuzon deputetin Basha se me kompanitë e të afërmeve të tij kanë rrjepur financat e PD gjatë 8 viteve.

Deklarata
Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.

Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.

Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here