Një muaj pasi doli nga fusha për probleme kardiake, dhe pas njoftimit të klubit se Sergio Aguero do të qëndrojë jashtë fushave për afro tre muaj, nga Spanja vijnë lajme aspak pozitive. Sipas asaj që shkruajnë mediat iberike, sulmuesi argjentinas ka vendosur të mos rikthehet më në fushat e lojës duke i dhënë lamtumirë futbollit të luajtur.
Aguero pritet të dalë në një konferencë për shtyp të mërkurën për të bërë publik këtë vendim të hidhur. Aguero u transferua tek Barcelona gjatë merkatos së verës me shpresën që të luante për krahë Leo Messit por “pleshti” zgjodhi të transferohet në Paris ndërsa Aguero dorëzohet pas probleme kardiake.