Zorani Iku! Ku gaboi dhe për çfarë do mbahet mend?

0
131

Me ardhjen e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut kishte një entuziazëm të madh se po merr fund epoka e korrupsionit masiv dhe kriminalitetit.

Pritjet ishin se ky vend për kohë të shkurtër do ti ngjajë vendeve skandinave për drejtësi e respektim të të drejtave njerëzore si dhe rrogat do të përafroheshin të paktën me Kroacinë fqinje.

Qytetarë ishin të përgatitur për arrestime masive të hajnave sikur në filmat e Hollivudit. Por dëshpërimi shumë shpejtë erdhi dhe ndodhi absurdi, ndodhi e kundërta, kriminelët i ngritën kurthin dhe arrestuan prokuroren speciale, aty ku kishte investuar edhe bashkësia ndërkombëtare.

Rasti zhvatja nxorri në pah fuqinë e parasë së fituar pa djersë si dhe fuqinë institucioneve të kapura nga opozita, të cilat Zaevi, duke u shitur si demokrat e parimor, i la të vazhdonin avazin e vjetër.

Për më keq kjo humbje e shpresës ndikoi që shumë të rinjë ti marrin valixhet dhe ikin për një jetë të re në Gjermani dhe vende tjera të Evropës.

Në vend se të kthehej truri, ndodhi ikja e trurit. Por nuk duhet të jemi nihilistë, me Zaevin ndodhi një sado pak një relaksim i raporteve mes shqiptarëve dhe maqedonve, por kjo nuk mjafton, pasi që shqiptarët sërish nuk morrën hisen e tyre në investime dhe drejtësi.

Arritje të Zaevit mund të llogariten edhe rritja e të ardhurave për ndihmat dhe pensionet sociale si dhe një perpsketivë më e qartë për anëtarësim në NATO.

Por dështimet në reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe lufta për ti luftuar peshqit e mëdhenjë ishte një dështim fatal për të./ina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here