Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ndërkombëtarët ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka thënë se ambasadorët kanë vajtur në selinë blu me kërkesë të Bashës. Më tej Ristani ka shtuar në “ABC Live” së Lulzim Basha nuk është më kryetar i demokratëve, pasi sipas tij pas referendumit më 18 dhjetor do të fillojë reformimi i partisë.
Ndërkohë Ristani ka deklaruar se demokratët që janë pozicionuar krah Sali Berishës do të shkojnë edhe sot në selinë e PD-së megjithëse nuk ka zbuluar agjendën e tyre.
“Ishte një vajtje normale e trupës diplomatike. Në mbledhjen tonë u shkarkua Basha. Dhe sot do shkojmë në seli, edhe nesër. Por presim të përgatitet mbledhja. Edhe në vijim do shkojmë. Vajtja jonë atje do jetë e përhershme. Në PD ka gjithmonë militantë, nuk ishin të thirrur dje. Ishte pakicë njerëz të rastësishëm,” tha Ristani.