Nga Albano Zhapaj
Na thanë se do vinte një virus, dhe u besuam;
Na thanë të lanim e dizinfektonim duart, dhe i lamë e i dizinfektuam;
Na thanë të mos i jepnim më dorën njëri tjetrit, dhe nuk ja dhamë;
Na thanë të mos përqafoheshim më, dhe nuk u përqafuam;
Na thanë të distancoheshim nga njëri tjetri, dhe u distancuam;
Na thanë të vaksinoheshim, dhe u vaksinuam;
Na thanë të mbylleshim në shtëpi, dhe u mbyllëm;
Na thanë të dilnim nga shtëpia vetëm 2 orë në javë, me grafik të caktuar nga ata, sipas moshave, dhe vetëm ato 2 orë në javë dolëm;
Na vunë gjoba se thyem 2 orëshin, dhe i paguam;
Na thanë që të sëmurët të mos i dërgojmë në spitale, por ti kurojmë në shtëpi, dhe i kuruam;
Na thanë ti blinim vetë ilaçet se do na rimbursonin, dhe i blemë e s’na rimbursuan;
Na thanë të mos shkonim nëpër funerale, dhe nuk shkuam ti përcjellim të dashurit në banesën e fundit;
Na thanë të mos shkonim për ngushëllime tek miqtë e të afërmit, dhe nuk shkuam, i lamë ata të qanin në vetminë e tyre;
Na thanë të mos shkonim nëpër dasma, dhe nuk shkuam, i lamë vetëm të dashurit tanë në ditën e tyre më të bukur;
Na thanë të mos i dërgonim fëmijët në shkollë, dhe nuk i dërguam;
Na thanë të paguanim më tepër taksa për krizën, dhe i paguam;
Na thanë ti mirëkuptonim që nuk punuan ashtu siç duhet ngaqë su doli koha, dhe i mërkuptuam;
Na thanë tu jepnim një mandat të tretë për të përfunduar punët e nisura, dhe ua dhamë;
Na thanë të duronim dhe 4 vjet të tjera sa të vijë begatia, dhe po durojmë
Na thanë të paguanim më tepër për energjinë elektrike, dhe po paguajmë;
Na thanë të mbajmë në kurriz barrën e rritjes së çmimeve paszgjedhore, dhe po e mbajmë;
Tani na thonë të vazhdojmë të bëjmë opozitë me kryetarin që duan ata, …por jemi lodhur dhe s’mbajmë dot më shkarpa!!!