Arben Manaj: Ndërhyrja e të huajve në çështje partiake, e patolerueshme. Shqiptarët kanë humbur besimin te ndërkombëtarët

0
175

Gazetari Arben Manaj, në një intervistë me moderatoren Sonila Meço në emisionin Task Force në Syri Tv, foli për rolin e ambasadorëve në politikën shqiptare.

Manaj theksoi se ndërhyrja e të huajve në çështje partiake është e patolerueshme, duke shtuar se shqiptarët kanë nisur madje të humbin besimin tek ndërkombëtarët.

Sipas Manajt, humbja e besimit të shqiptarëve tek ndërkombëtarët, ndodh sepse diplomatët nuk po sillen në mënyrë demokratike.

“Të ndërhysh aq shumë në politika partiake, është e patolerueshme. Ambasadorja Kim ka hyrë deri në çështje partiake, ndërsa diplomatët e BE më kanë pëlqyer, sepse kanë qenë më neutral. Yuri Kim shkon deri tek mbledhjet e Policisë së Shtetit. Nuk më pëlqen ndërhyrja e të huajve, e të krijon idenë se njerëzit këtu hanë bar.

Presidenti shqiptar mund të jetë njeriu më negativ që ekziston, dhe sikur të jetë kështu, është kreu i shtetit shqiptar. Ne shqiptarët kemi nisur të humbasim besimin tek ndërkombëtarët, nisur nga sjellet e tyre, që nuk duken demokratike. Unë kam qenë kundër edhe bërjes së zgjedhjeve lokale me një parti, si në Penjan. Imagjinoni që të bëhen zgjedhje në Çeki apo në Austri me një parti, është jashtë logjikës”, deklaroi gazetari Arben Manaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here