Incident i rëndë në degën e Partisë Demokratike të Devollit.
Deputeti i Lulzim Bashës, ish-kryetari i Bashkisë, Bledjon Nallbati ka thyer me dhunë dyert e zyrave të degës lokale të PD dhe ka ndërruar bravat e zyrave.
Vandalizmi i tij vjen pasi kryetari i degës, Arben Miza dhe 71 delegatë iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, ndërkohë që kanë përgatitur edhe infrastrukturën për referendumin e 18 dhjetorit, ku Lulzim Basha do të shkarkohet përfundimisht nga votat e anëtarësisë.
Deputeti i Bashës njihet edhe për familjarë me të kaluar kriminale.
Drejtuesit e degës së PD në Devoll paralajmërojnë se do të depozitojnë kallëzim penal për aktet vandale ndaj zyrave. /syri.net