Nuk ndalet ai. Është gjithmonë Armando Broja, sulmuesi kuqezi, më në formë te Southampton e ndoshta edhe në Premier League.
Sulmuesi shqiptar shënon një tjetër gol të “rëndë” për skuadrën e Hassenhutl i cili po i beson dhe djaloshi shqiptar po ia shpërblen.
Sot ai ishte protagonist teksa fitoi një goditje dënimi që i dha golin e barazimit Southampton në sfidën me C. Palace ndërsa më pas e mori vet situatën në dorë.
Një predhë nga jashtë zone e Brojës la të gjithë me gojë hapur teksa tifozët dhe trajneri festuan si të “çmendur”. Ky është goli i katërt për sulmuesin shqiptar në Premier League, super paraqitje.