Meta me ish-Presidentin kroat Josipoviç: Faleminderit Profesorit që kontribuon me përkushtim për të ardhmen e shkëlqyer midis vendeve

0
90

Presidenti Meta ka zhvilluar sot nje takim me ish-Presidentin kroat Josipoviç ku e ka vleresuar rolin e tij per vazhdimiesin e maredhenieve te shkelyera mes dy vendeve.

“Një takim i përzemërt me Presidentin e Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç.
Vlerësova rolin e tij në momentet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe angazhimin e dëshmuar në dobi të europianizimit dhe bashkëpunimit rajonal.
Kënaqësi të ndanim të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësore e historike mes dy vendeve e popujve tanë ekzistojnë falë edhe vullnetit e vizionit të përbashkët euroatlantik dhe dëshirës për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, përmes nismave gjithëpërfshirëse.
Faleminderit Profesor Josipoviç, që kontribuon me përkushtim për të ardhmen e shkëlqyer midis vendeve dhe popujve tanë.
Faleminderit Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetit të Arteve për mikpritjen dhe vlerësimin e këtij miku të shquar të vendit tonë.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here