Një përsiatje para 18 dhjetorit/ Si i fali tre palë zgjedhje Basha- Ramës?

0
166

Është për t’u habitur këmbëngulja e Lulzim Bashës për të mbajtur me çdo kusht partinë. Rrotullohet nëpër artifica statutore, klauzola të propozuara dhe miratuara nga vetë ai dhe asnjëherë nuk flet për humbjen e katër zgjedhjeve rresht nën lidershipin e tij.

Janë katër humbje që të çojnë në dyshime të forta se ai ka një marrëveshje jo publike me Edi Ramën. Për ketë mjafton ti hedhësh një sy rezultateve zyrtare në faqen e KQZ. Opozita e bashkuar do kishte mundur të fitonte tre zgjedhjet e radhës, 2017-të, 2019-të dhe 2021 në rast se në krye të PD do ishte dikush tjetër.

Sot do kishim një tjetër konfigurim të hartës elektorale, dhe opozita e bashkuar do ishte fituese e pushtetit lokal dhe atij qendror.

Sado mediokër politik të jetë deputeti Basha, është e pamundur të përsëritësh të paktën tre herë rresht të njëjtin gabim vetëm nëse ke një agjendë të përcaktuar mirë për të lënë të majtën në pushtet.

Le të flasim me logjikë të ftohtë që ta kuptojnë dhe ata që e shohin e të ardhmen e PD-së tek ish kryetari Basha. Ata që kanë shprehur miratimin për të marrë pjesë në ahengjet që ish kryetari do mbajë më 18 dhjetor. Nuk po kërkojmë as reflektimit e Letës apo Dritës që Basha i mban vërdallë oborrit për të krijuar përshtypjen se ka 99.9 përqind mbështetje. As për atë pjesë që kanë përfituar nga opozita e Bashës duke u shkelur syrin rilindjes. Kjo përsiatje shkon për atë pjesë demokratësh të mirë, që kanë një lloj mjegulle rreth asaj çka përfaqëson ish kryetari i tyre.

Në vitin 2017, sipas të gjitha përllogaritjeve, po mos ekzistonte marrëveshja me ramën opozitarët do merrnin dikur tek 71 apo 72 deputetë.

Në vitin 2019-të, kur e gjithë opozita e bashkuar ishte në unison, dhe Rama skish si e ndalonte ligjin për koalicionet, të paktën 52% apo 53 % e bashkive në rang vendi do i shkonin asaj. E vetmja rrugë për ti humbur ishte braktisja e zgjedhjeve dhe kështu ndodhi.

Në vitin 2021, si pasojë e mosveprimeve të Bashës, lënia jashtë e LSI-së apo dhe një pjesë të PDIU-së, Basha la jashtë loje të paktën 10 mandate, me 60 mijë votat që nuk u përkthyen për LSI-në, dhe ndoshta katër mandate nga PDIU-ja. Natyrisht konfigurimi i parlamentit do ishte ndryshe, sepse për çdo deputet të fituar nga PD humbiste një deputet e majta. Me gjithë manipulimet që u vunë re, me gjithë lojën që bëri Rama për ndalimin e koalicioneve, opozita kishte në dorë të arrinte një fitore spektakolare me minimumi 75 deputetë.

Llogaritë matematikore të votave nuk lenë hapësirë për spekulim. Bashës i është dhënë të paktën tri herë shansi ( këtu s’mund të llogarisim zgjedhjet e vitit 2015, përveç faktit që spati guximin të përballej me Veliajn) që të merrte pushtetin, dhe Basha ka hequr dorë me vullnet të plotë duke dëmtuar rëndë interesat e PD por edhe të vetë demokratëve.

Po çfarë fitoi Basha? Një logjike e shkurtër të çon në faktin se vetë Rama i ka premtuar se do i lëshojë pushtetin në vitin 2021. Një pushtet i pastër, pa aleatët e “bezdisshëm” nëpër këmbë që të ndajë tortën. Kjo ka qenë me sa duket arsye se përse me LSI ai u soll thuajse në mënyrë identike në fushatën e fundit, ashtu siç u soll në vitin 2017. Kjo bëri që të hidhen në kosh të paktën 60 mijë vota. Të njëjtën gjë bëri dhe me PDIU-në tek e cila la jashtë pjesën që siguronte më shumë mbështetje, pavarësisht diskursit që përdor sot.

Edi Rama, që se ka për gjë të lëshojë dhe të vetët për të mbajtur pushtetin, siç ndodhi me Saimir Tahirin apo Lefter Kokën, aq më pak e ka problem të sikterisë Bashën. Ai fitoi mandatin e tretë, ndërsa PD u fut në një që nuk ishte parë në historinë e saj.

Nga ana tjetër, Rama sot e di fort mirë se Basha në krye të opozitës do e kthente në kryeministër të përjetshëm. Prandaj, tenton dhe rreket që ti zgjasë litarin për t’a shpëtuar nga mbytja. Mjaft të hedhësh një vështrim se kush e mbron sot mediatikisht në të gjitha televizionet dhe portalet. E mbrojnë pikërisht ata që para 25 prillit kërkonin me çdo kusht humbjen e PD-së. Një strategji e mire menduar, për të turbulluar mendjen e atyre demokratëve që kanë humbur busullën e orientimit dhe në këtë situatë nuk dinë se në cilin krah të jenë.

Natyrshëm lind pyetja? Përse Basha kërkon me çdo kusht të mbajë me metoda hileqare PD-në. Në rast se ka mbështetjen që pretendon përse nuk kërkon votëbesim? Ç’është ky kryetar që teksa sheh se anëtaret dhe drejtuesit e tij të strukturave, vetëmbledhin forumin më të lartë të partisë, mbushin stadiume dhe salla dhe ai vetë i mban shpresat tek ndërrimi i bravave apo pret me përgjërim që analistët e Ramës ti bëjnë avokatinë në mediet e kontrolluara nga pushteti? Çfarë shprese mund të ngjallë ai, dhe kush ka besim se kontrata me Ramën nuk vazhdon ende….?. Faktet janë aty, gjithsecili mendon me kokën e tij. Basha pa asnjë dyshim është shndërruar në pengesën kryesore për rrëzimin e Ramës. Ai do mbetet një kujtim i errët për demokratët. Me Bashën vetëm të ardhme s’mund të ketë Partia Demokratike

Deputetë që i mungojnë opozitës nga veprimet e Bashës në 25 prill:

Shkodër – 1

Lezhë – 1

Durrës – 1

Tiranë – 2

Elbasan – 2

Fier – 1

Berat – 1

Korçë – 1

Gjirokastër – 1

Vlorë – 1

Gjithsej 12 deputetë

Opozita do kishte një shumicë bindëse prej minimumi 75 deputetësh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here