Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos deklaron se zhvillimet aktuale në Partinë Demokratike janë tregues i demokracisë.
Diplomati holandez se kjo që ndodh brenda selisë blu është demokraci brenda partisë, ndërsa shtoi se pret me interes të shohë si do të përfundojë dhe kush do të jetë kryetari i ardhshëm i PD.
“Edhe në Partinë Demokratike ne shohim që po mbahen dy kongrese. Mbase nuk është një zhvillim i mirë, por në të njëjtën kohë, është demokraci brenda një partie. Është mjaft interesante të shohësh si do përfundojë”, tha ambasadori holandez.
Këto komente Vos i bëri nga Universiteti “Luarasi” ku zhvilloi një bisedë me studentët ekselentë, pas shfaqjes së filmit “Një herë e një kohë në Venezuelë”.
Kujtojmë që me hërët ishte ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i cili u shpreh se pret të bashkëpunojë me z.Berisha nëse zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike.
Ndërsa tre ditë më parë, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, deklaroi se BE nuk ndërhyn në situatën e brendshme në PD.
***
Ambasadori holandez foli dhe zgjedhjet e muajit prill, ku theksoi se ka pasur blerje votash, por tha se opozita kishte mundësi reale dhe mori shumë vende në parlament.
“Analiza finale është se PD i kishte mundësitë për të fituar. Ata morën disa vende në parlament dhe kjo nuk është pak. Demokracia jetohet nga njerëzit”, u shpreh ai.
Vos iu referua edhe çështjes së negociatave me BE, duke rikonfirmuar qëndrimin e Holandës ndaj Shqipërisë.
“Ne jemi striktë dhe të drejtë. Tani jemi të bindur se Shqipëria duhet të nisë negociatat zyrtare për tu bërë anëtar i BE-së. Duhet të shtyjmë edhe pak kolegët bullgarë”, tha ambasadori Vos.