Eksperti i IT: Basha shpenzoi sonte 2850 dollarë për të ‘mundur’ Berishën në Facebook

0
130

Lulzim Basha ka shpenzuar mbrëmjen e sotme plot 2850 dollarë në Facebook për të blerë shikues nga Bangladeshi dhe vendet e tjera aziatike, për të ndjekur intervistën e tij në ‘Open’.  

Kështu shprehet eksperti i IT dhe një nga njohësit e menaxhimi të rrjeteve sociale Blerim Gjeladini, duke analizuar aktivitetin e profilit zyrtar të Lulzim Bashës në Facebook.

Sipas Gjeladinit, 99% e shikuesve gjatë intervistës te Eni Vasili, Basha i ka blerë në Bangladesh.

ImageEksperti i IT shpjegon edhe formulën si janë blerë ndjekësat virtual.

Image

Edhe nga njē vëzhgim që bëri SYRI menjëherë pas intervistës së Bashës në ‘Open’, konstatoi shifrat jo reale.

Kjo pasi fluksi i ndjekësve në kohë reale në Facebook-un e Bashës, prej 13 mijë shikuesish, nuk pasqyrohej në proporcion me numrin e shikuesve totalë në video.

Ndryshe nga të dhënat e Facebook-ut të Sali Berishës. Basha me 13 mijë ndjekës në kohë reale ka 87 mijë shikues në video. Ndërsa Berisha me 7 mijë ndjekës gjatë ‘live’, në video numëron rreth 100 mijë shikues që e kanë parë atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here