Kryemadhi: Është me firmë dhe vulë dhe të Ramës, çfarë hetimi kërkon SPAK

0
174

Kryetarja e LSI-së ka publikuar të tjera dokumente në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Monika Kryemadhi ka publikuar dokumentet ku është emri i Edi Ramës, firma dhe vula e tij.

Ajo shkruan se gjithçka është e faktuar dhe nuk ka as nevojë për hetim.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?

Qytetarët presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj.

Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.

Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.

Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here