Selia e Partisë Demokratike në Shkodër e drejtuar nga një mbështetës i Lulzim Bashës me gjasë do të jetë e kyçur të dielën, kur mbështetësit e Sali Berishës janë thirrur në referendum për ta shkarkuar me votë.
Votimi në kryeqendrën e veriut do të mbahet në ambiente private.
Një ditë para Sprovës së Referendumit, në mbështetje të ish kryeministrit janë renditur edhe ish të përndjekurit politikë në komunizëm.
Selitë e Partisë Demokratike në rrethe do të kthehen në qendra votimi vetëm në degët ku kryetarët janë kundër Lulzim Bashës, i cili nga ana tjetër i ka shkarkuar këta të fundit.
Të tilla janë dega e Fushë Krujës me 870 anëtarë dhe Ajo e Vlorës me 1400 të tillë
PD e Durrësit me 2700 anëtarë referendumin kundër Lulzim Bashës do ta mbajë në Pallatin e Kulturës, ndërsa në degët e tjera të qarkut në ambiente private.
Selia e PD në Elbasan po ashtu do të jetë e kyçur, ndërsa votimi do të zhvillohet në oborrin e saj.
9 qendra votimi do të hapen për 7058 anëtarët e PD në qarkun e Korçës, prej nga ku veç bazës beteja Berisha-Basha ka përçarë ndarë edhe deputetet.
Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi për të votuar për shkarkimin e Bashës.
Përtej debatit, ngjarjet e nesërme në Partinë Demokratike pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e forcës politike që solli pluralizmin në Shqipërinë postkomuniste.