Ne Gjirokaster anetaresia e PD eshte thirrur per te mbeshtetur apo jo vendimin e anetaresise se Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit per shkarkimin e Lulzim Bashes si kryetar i PD.
Jane gjithsej 1100 anetare demokrate me te drejte vote ne Bashkite Gjirokaster, Libohove dhe Dropull te cilet do te shprehin verdiktin e tyre ne referendumin e 18 dhjetorit (neser). Jane gjithsej 4 qendra votimi. Ne Gjirokaster qendra e votimit do te jete ne Pallatin e Sportit.
Ne Lazarat do te jete ne nje lokal ne qender te fshatit. Ne Libohove ne nje lokal ne qender te qytetit dhe ne Uren e Kardhiqit tek ish zyra elektorale e PD. Pritet nga momenti ne moment te mberrije baza materiale per referendumin e neserm nderkohe qe jane zgjedhur anetaret e te kater komisioneve ne te kater qendrat e votimit.