Një numër rekord votuesish po i drejtohen kutive të votimit për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.
Demokratët kanë nisur të votojnë që në orën 8:00.
Ndërkohë, deri në orën 13:00 kanë votuar 27719 persona.
Kryetarja e Komisionit Organizator, Albana Vokshi tha se ka akoma një fluks shumë të madh personash që duan të votojnë.
Vokshi tha se mund të shtyhet orari i votimit.
Kujtojmë se qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 17:00.