Aktiviteti Basha-Bardhi ka dështuar që në nisje.
Pas skandalit të denoncuar më herët nga SYRI, ku sekretari i degës së PS në Pukë, Gjergj Lala merr pjesë si delegat në Pallatin e Kongreseve, rezulton se ky nuk është rasti i vetëm.
Skënder Adem Hasa, ish-kryetar i Bashkisë PS në Peqin, është delegat i aktivitetit Basha-Bardhi.
Emrat që nuk janë anëtarë të PD, por militantë të Partisë Socialiste, janë përfshirë si delegatë për shkak se demokratët i refuzuan dhe ata po votojnë sot në referendumin për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.