Pronari i Fermës Uka, Rexhep Uka, u ngjit në podiumin e takimit të thirrur nga deputeti Lulzim Basha.
Ai mbajti një fjalim të lodhshëm dhe të gjatë, duke e vënë sallën në dremitje.
Ish-ministri dhe ish-deputeti i përjashtuar për korrupsion në qeverisjen e Aleksandër Meksit, vetëm pak më parë kishte postuar një foto nga takimin me ministren e Edi Ramës, Frida Krifcën.
Ai që Basha e prezantoi si simbol të pluralizmit u afrua dikur me Bamir Topin dhe hera herës është ‘këshilltar’ i ministres së Edi Rramës.
Por Uka është edhe një admirues i Themie Thomait, ministres së Enver Hoxhës.
Ai e ka promovuar ministren e regjimit si aset intelektual.