Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD-së

0
164

Këtë të shtunë (datë 18 dhjetor) do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Basha do të mbledhë sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve delegatët e PD-së, ndërsa pritet që ata të votojnë ndryshime statusore!

Kuvendi i sotëm ka si moto se PD zgjedh të ardhmen dhe Shqipërinë.

Partia Demokratike shkarkoi nga funksionet në Këshill Kombëtar dhe në kryesi ata titullarë të saj, që morën pjesë në veprimtaritë e ish kryetarit Sali Berisha, duke i cilësuar si akte në kundërshtim me statutin dhe me vet programin e partisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Basha ka emëruar 12 kryetarët rinj të degëve në PD si dhe u ngrit edhe Komisioni i Përhershëm Statutor. Anëtarë të Komisionit Statutor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here