Peka: Rama mbushi sallën e Bashës, PD po bashkohet pas 8 vitesh

0
145

Analisti Çim Peka, deklaroi nga studiot e SYRI TV, se salla e Pallatit të Kongreseve, ku mbahej takimi i Lulzim Bashës, është mbushur nga Edi Rama.

“Sa herë përmendej Rama, nuk kishte asnjë reagim,” tha Peka, duke theksuar se vetë Rama e deklaroi mbrëmë se është më komod me Lulzim Bashën.

“Me një njeri që bën pazar, ai është më komod,” tha Peka.

Më tej ai tha se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës po shënon shifra rekord.

“Unë isha skeptik që do kishte këtë pjesëmarrje. Por kjo pjesëmarrje është më e larta që një parti politike ka bërë në 30 vite. Prandaj sot nuk është rithemelimi i PD, por është rithemelimi i pluralizmit në vend…

Rama është hedhur në sulm për të mbajtur me çdo kusht Bashën. Por është Basha që po tërheq poshtë edhe zotin Rama. PD këtë javë është shumë më lart se me 25 prill. Kjo sepse PD nuk ka pasur struktura. Për tetë vjet, Basha bën sikur drejton pa struktura. Është hera e parë në tetë vite që PD po bëhet bashkë. PD nuk po përçahet, po bashkohet sepse ajo ka qenë e ndarë. PD po bashkohet nga 100 pjesë në 1 pjesë,” tha Peka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here