Teksa numërimi i votave për referendumin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së ka përfunduar thuajse në të gjitha degët, mësohet se në orën 20:00 ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në selinë e Partisë Demokaratike në një dalje për mediat.
Më herët në seli ka hyrë edhe Basha, i cili ka dalë në prononcim për mediat ku ka deklaruar se Kuvendi ishte i vetmi aktivtitet që PD kishte kryer sot.