Merr përmasa komike takimi i thirrur nga Lulzim Basha.
Edhe pse salla e Pallatit të Kongreseve mban diku te 1800 persona maksimumi, Jemin Gjana deklaron se aty janë 5004 delegatë.
Gjana u zgjodh kryetar i komisionit drejtues.
Ai tha se në sallë janë të pranishëm 5004 delegatë, edhe pse aty janë vetëm 1800 karrige.
“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 504 delegatë”, tha Jemin Gjana