Nga Avokati Goxhaj (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë)
Arsyeja kryesore politike që unë kam pas nl mbështetje të lëvizjes së Berishës ka qenë dhe mbetet fuqia e tij unike politike në kontekstin politik ku ndodhemi:
ATY KU QEVERIA KA FRIKË POPULLIN ËSHTË DEMOKRACI,
ATY KU POPULLI KA FRIKË QEVERINË, KEMI DIKTATURË si kjo që po vuajmë!
Në Shqipëri qytetarët kanë jo thjesht frikë por tmerr represionin qeveritar sepse Opozita e kapur nga Lyli i Soros dhe Kolona e Pestë e Soros brenda në PD si të ishte Kali i Trojës, ka bërë çdo gjë këto 8 vjet që t’ja ulë koston represionit qeveritar ndaj popullit duke zhbërë rezistencën politike ndaj të Keqes duke ja bërë tapet shpinën e popullit shqiptar! Ndaj dhe e Keqja që na ka gjet ka festuar çdo ditë në jetën dhe shtëpiat tona!
Berisha në drejtim të Opozitës është i vetmi që ka frikë Qeveria!
Data 20 Dhjetor ora 16:00 është mesazhi i parë paralajmërues i FRIKËSIMIT TË QEVERISË NGA POPULLI!
Ndaj mezi e pres datën 20 Dhjetor që të ndjej për herë të parë frymën masive të çlirimit të dhjetra mijëra patriotëve nga pushteti i frikës 8 vjeçare!
Por mbi të gjitha dua të dëgjoj marrjen e frymës së Ramës përballë asaj që mund të vijë! Por edhe do parafytyroj të minjve të Mafies Soros tek shohin se si do fillojë zhbërja e Projektit të Ballkanit të Hapur dhe gjithë metastazave të Kancerit Soros në trojet shqiptare!
Lylzimsat e mbetur ende të patretur, kanë shansin që ta provojnë këtë kënaqësi duke e kuptuar se Lyli nuk do ua jepte kurrë! Përkundrazi! E vetmja gjë që do u jepte do ishte një valixhe për të braktisur Shqipërinë!
UNË SOT PO FILLOJ TË KONCEPTOJ POSTERAT ANTISOROS
Po ti, a do vish?
P.s. A kam unë rezerva dhe pakënaqësi ndaj Berishës dhe kërmijëve që mban pranë, përfshi edhe ata të Soros? Dhjetra, por unë i vë në balancë dhe e di mirë se gjëja më e rëndësishme për momentin është FRIKËSIMI I DIKTATURËS DHE SOROSit!