Rrëzohet Kuvendi farsë i Lulzim Bashës, gazetari numëron një për një para kamerave karriget, nuk ka kuorum!

0
243

Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizai, ka numëruar me kamera LIVE, karriget në Pallatin e Kongreseve.

Ai kaloi rresht për rresht, në të gjithë zonat e kësaj salle, për të numëruar se sa ka qenë kapaciteti i sallës ku Lulzim Basha mbajti Kuvendin e tij. Në sallë ka patur vetëm 1958 karrige.

Pretendimi i Bashës, që shkaktoi habi dhe “tronditje” të thellë tek të gjithë demokratët dhe jo vetëm, ishte se në Pallatin e Kongreseve ka patur 5004 delegatë.

Qartazi ky është një mashtrim. Kapaciteti i sallës ka qenë vetëm 1958 karrige.

Në mënyrë që ky Kuvend dhe vendimet e marra aty të jenë legjitime, duhet të kishte të paktën 3820 delegatë prezentë. Por, në sallë maksimumi i kapacitetit ka qenë 1958.

Kujtojmë se votimi u mbajt vetëm në sallën qëndrore të Pallatit të Kongreseve. Pra, Kuvendi i Bashës dhe vendimet e marra aty, janë nul dhe të pavlefshme sepse nuk ka kuorum.

E gjithë shfaqja e sotme, ka qenë një mashtrim.

VIDEO nga numërimi: Minuta 30:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here