“Votonin dje fëmijë, sanitare, kamarierë”, Goxhaj për Kuvendin e Bashës: Ai nuk e lë karrigen sepse ka mision ta bëjë opozitën fije-fije, diversant i Soros!

0
300

Avokati Altin Goxhaj foli mbi Kuvendin e Lulzim Bashës ditën e djeshme duke thënë se nuk është problemi te mbledhja e njerëzve por te përmbajtja e listës së tij.

Goxhaj theksoi në studion e Fax News se dje Basha jo vetëm që nuk kishte mbledhur 5004 persona por aty po votonin fëmijë të vegjël dhe njerëz që nuk kishin lidhje me demokratët e vërtetë.

Vendosmërinë e Bashës për të mos lënë karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike, avokati e quan një mision të tijin për të shkatërruar opozitën shqiptare, duke e cilësuar si diversant të Soros.

Goxhaj: Diversant i Soros është Basha dhe ra përfundimisht dje edhe moralisht me mbledhjen e atij Kuvendi.

Kam 4 vjet që them rregullisht, nuk ikën nga partia pa e bërë fije-fije, misioni I tij që në 2005 ishte ta shkatërronte këtë opozitë. Ai që të ketë të sigurtë të ardhmen e tij, bën sa më shumë dëm. Ata që ka rreth vetes janë njerëz të kapur me tendera.

Gjithë grupi i Soros, vetë Luli apo skllevër si Gaz Bardhi, nëpërmjet pazareve kanë për detyre të bëjnë sa më shumë dëm.

Ai ka detyrë të vonojë shkarkimin e tij. Basha është arsyeja që Rama është në pushtet.

Nga 2017 e këtej vetëm Basha ka rol në pushtetin absolute të Ramës. Nëse në Kuvend kishte pjesmarrës në 11 dhjetor, dje në Pallatin e Kongreseve kishin marrë fëmijët, kamarierët, sanitaret.

Më jep karrigen e Lulit një ditë, unë vendos kë të dua. Kishte shumë pak njerëz dje.

Pamë fëmijë që votonin dhe burrin e sanitares po ashtu. U vërtetua se në ato karrige, sasia njerëzore matet dhe me video e foto, nuk janë 5004 veta. Nuk është ky problem I të bërit një listë por cfarë ka brenda saj.

Ligji nuk e zgjidh dot ketë gjë, por partia duhet të jetë në punë 24 orë në ditë. Nuk mund të humbasësh asnjë ,minutë kohë për të kryer procedura vulash, këtë gabim kanë bërë avokatët e Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here