ZYRTARE/ Basha u shkarkua si kryetar i PD me votat e 43,385 mijë demokratëve

0
187

Lulzim Basha është tashmë zyrtarisht i shkarkuar nga iniciativa e ndërmarrë prej ish-Kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije rezultatin përfundimtar të Referendumit të mbajtur ditën e djesme në cdo qark të vendit, ku u pyetën demokratët nëse e duan shkarkimin e Bashës.

Në total kanë marrë pjesë në votim 43,879, nga të cilët kanë votuar pro shkarkimit të Bashës 43,385. Nga ana tjetër 306 anëtarë të PD-së kanë votuar kundër shkarkimit të tij, 171 vota dolën të pavlefshme, ndërsa 17 anëtarë abstenuan.

“Njoftim nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale.

Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vendimi bashkangjitur”, njoftoi Komisioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here