Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Fish City në Elbasan ku do të presë presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Para tij u panë të futen dhe ministret Frida Krifca dhe Dalina Ibrahimaj. Po ashtu ka mbërritur një makinë me targa të Maqedonisë.
E gjithë zona është e nën kontroll nga policia.
Në Elbasan do të ketë një darkë joformale mes Ramës, Vuçiç, Zaev dhe delegacioneve.
Agjenda zyrtare do të vijojë nesër në Tiranë, në Pallatin e Brigadave me takime, diskutime dhe marrëveshje për Ballkanin e Hapur.
E hënë, 20 dhjetor
Ora 18:30 Mbërritja e delegacioneve në Elbasan, Fish City
Ora 19:00 Darkë joformale Rama, Vuçiç dhe Zaev me delegacionet
E martë, 21 dhjetor
Ora 09:00 Mbërritja e Vuçiç dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë
Ora 09:05 Takimi i 3 liderëve, Rama, Vuçiç, Zaev
Ora 09:30 Seancë plenare
Ora 10:30 Pushim për kafe
Ora 10:45 Diskutim i liderëve Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur
Ora 11:30 Ceremonia e nënshkrimit
Ora 12:00 Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
Ora 13:00 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur
Ora 14:00 Dreka zyrtare
Ora 16:00 Nisja e delegacioneve