Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Njoftohet se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit.
Mësohet bëhet fjalë për një kallëp tritoli rreth 30 ose 50 gram të hedhur tek një lulishte e vogël. Deri më tani s’ka ndonjë objekt të përcaktuar e as të dyshuar. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e parë dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.