Ratifikimi i shkarkimit të Lulzim Bashës nga antarësia e PD-së, duket se nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mazhoranca qeverisëse.
Kryeministri Edi Rama,duket se a ke injoruar Kryetarin e shkarkuar të PD-së Lulzim Basha, gjatë seancës së sotme parlamentare .
Rama mori fjalën dhe foli për projektligjin e ndihmës së fëmijëve që mbesin jetimë. Pas tij foli Lulzim Basha. Ky adresoi një sërë akuzash, ku ra në sy ajo për aferën e inceneratorëve dhe Lefter Kokën duke cituar raportet e DASH dhe tha se Lefter Koka u bë “kokë turku”, por në fakt ishte “bishti” i aferës.
Por kur Basha ishte duke folur në Kuvend, pas tij, Rama u çua nga karrigia dhe braktisi sallën. Ikja e Ramës është e pazakontë.
Kryeministri gjjthnjë e ka respektuar debatin me kreun e PD-së dhe gjithnjë ka qëndruar në sallë duke iu përgjigjur dhe replikuar me të. Por sot iku, duke treguar hapur shpërfilljen.
Shpjegimin për gjestin e Ramës e dha Elisa Spiropali, e cila tha se Basha nuk ka më lëgjitimitet të meritojë një replikë nga Rama.