Protesta/ Vokshi: PD e Rithemeluar, garante e çështjes së shqiptarëve!

0
131

Kryetarja e Lidhjes së Gruas në PD, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në podiumin e protestës së sotme para kryeministrisë kundër prezencës së Aleksandër Vuçiç dhe vjedhjes së 430 milionë eurove të inceneratorëve.

Vokshi theksoi se kjo është prova e një premtimi të mbajtur të Partisë Demokratike të Rithemeluar duke dalë nga gjumi letargjik dhe duke përfaqësuar çështjet e shqiptarëve.

Vokshi: Mirëmbrëma qytetarë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojeve shqiptare.

Mirëmbrëma të dashur bashëkombas, faleminderit Doktor Berisha!

Faleminderit mijëra prej jush për prezencën tuaj sot duke iu përgjigjur ftesës së Doktor Berishës për të protestuar në momentin që Vuçiç të shklete kufirin shqiptar.

Kjo tregon dhe është dëshmira e parë dhe premtimi i parë i mbajtur se PD e Rithemeluar është parti e gjallë e premtimeve të mbajtura edhe garant i çështjes së shqiptarëve dhe jo parti e gjumit letargjik.

Ne këtë vend tradhëtia dhe hajnia mbinë shpesh dhe asnjëherë s’ia ka dalë të na ndajnë pasi jemi një, Kosovë Shqipër dhe asnjë ska dalë që ta ndajë këtë gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here