Sot ora 16/ Berisha, drejton sot protestën e opozitës kundër paktit Rama – Vuçiç

0
173

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të drejtojë sot më 20 dhjetor për herë të parë pas tetë vjetësh,  protestën e opozitës kundër qeverisë Rama 3, e cila mbart një simbolikë të dyfishtë, rikthimin e Berishës në krye të partisë për të rindezur motorët e fikur të PD-së që ka njohur vetëm humbje deri më tani dhe reagimin e parë të opozitës kundër paktit “Open Ballkan” ndaj të cilit ish-kryetari Lulzim Basha ka qëndruar pasiv.  Kujtojmë se sot në Tiranë do të vijë për vizitë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadrin e përpjekjeve për këtë nismë së bashku me ish-kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Në njoftimin e bërë tashmë publik nga Partia Demokratike, i bëhet thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi për “protestë kombëtare kundër mega-vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar Rama – Vuçiç. E hënë, 20 dhjetor, ora 16:00, mbledhja tek selia e PD-së dhe nisja drejt Kryeministrisë,” thuhet në njoftim.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here