U përurua pak ditë më parë, “shkatërrohet” Rruga e Arbrit/ Ironia e Sejkos: I le rrugët rrugëve o Sali!

0
687

Rruga e Arbrit të cilës iu pre shiriti nga kryeministri Edi Rama më 28 nëntor të këtij viti, duket se po shkatërrohet. Këtë e dëshmojnë disa foto ku dallohen disa gropa të mëdha dhe të thella përgjatë rrugës, të cilat tregojnë cilësinë e punimeve të kryera në këtë aks si dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve që përshkruajnë këtë rrugë. Kryeministri Rama gjatë përurimit të rrugës u shpreh se punimet nuk kanë përfunduar ende dhe kjo është një rrugë provizore, ndërsa punimet e plota pritet të përfundojnë pranverën e ardhshme. Fotot e rrugës së shkatërruar janë publikuat nga Gent Sejko, i cili ironizon duke u shprehur se Berisha la lekët rrugëve.

“I le rrugët rrugëve o Sali! Oh qënka Rruga e Arbrit që u hap para pak javësh”, shkruan Sejko.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit i ka kushtuar buxhetit të shtetit të paktën 330 milionë euro, teksa ende pa bërë një muaj nga hapja e saj punimet po shkatërrohen. Rruga që lidh Dibrën me Tiranën i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila ka për detyrë të mirëmbajë këtë aks rrugor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here