I ra shorti, refuzohet kërkesa e gjyqtarit: Statuti i 11 Dhjetorit do gjykohet nga Agron Zhukri

0
118

Statuti i ri i depozituar nga Grupi i Rithemelimi të Partisë Demokratike do të shqyrtohet nga Gjyqtari Agron Zhukri.

Gjyqtari Zhukri kërkoi tërheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, por u refuzua nga gjykata.

‘Lidhur me kërkesën e depozituar në gjykatë nga ana e Partisë Demokratike me objekt ‘Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar’ ju bëj me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i çështjes është caktuar gjyqtar Agron Zhukri.

Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kërkesën për heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur ‘Mospranim i kërkesës’, nga ana e ZV/Kryetarit të Gjykatës. Në këto kushte çështja është në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, në pritje për t’ju nënshtruar procedurave të shqyrtimit gjyqësor.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here