Manjani: Lulzim Basha është bërë kamikaz i PD-së, çfarë pune kanë “kapuçët” në parti?!

0
192

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin A Shoë të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, deklaroi se Basha është kthyer në kamikaz politik.

Manjani theksoi se e shqetësojnë “kapuçët e zinj” në Partinë Demokratike.

“Në PD më shqetësojnë kapuçët e zinj. Nëse është e vërtetë se ata kapuçë të zinj janë njerëz të armatosur, me backround kriminal, të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, që mendojnë se do të dhunojnë godinën e një partie, sigurisht që është për t’u shqetësuar.

Lulzim Basha është bërë kamikaz i PD-së.  Lulzim Basha deri tani ka dhënë fytyrën e një njeriu normal, paqëtorit, të shfaqet sot i mbrojtur nga kriminelë, kjo është shumë befasuese, e bën edhe lojën me ambasadorë e analistë, siç thuhet se janë njerëz me kapuçë që rrinë tek tarraca e Partisë Demokratike. Dhuna është e papranueshme, bravat janë pjesa më e vogël e dhunës, çfarë pune kanë “kapuçët” në PD. Nëse ndodh kështu, që Basha ka porositur persona për të mbrojtur selinë e PD, është i barabartë me kamikazin. Nëse ka ambasadë amerikane që mbron këtë kamikazllëk, kjo e tejkalon normalitetin”, deklaroi Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here