Meta dekoron ambasadorin e Çekisë: Një mik i vërtetë i popullit shqiptar!

0
111

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi Ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, njëkohësisht edhe Dekanin e Trupit Diplomatik, Jaroslav Ludva me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Titulli u dha me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të çmuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendit tonë si dhe për angazhimin e tij në çështje të rëndësishme civile, në ndihmë të komunitetit dhe institucioneve shqiptare”.

“Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Ambasador Ludva ka provuar se është një mik i vërtetë i popullit shqiptar, duke ju gjendur atij në krah në momentet e vështira.

Ai ka kontribuar personalisht, duke sjellë në Shqipëri grup inxhinierësh strukturore çekë, që falë përvojës së tyre, ndihmuan në përzgjedhjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i muajit nëntor të vitit 2019, si dhe falë ndihmës së konsiderueshme financiare të qeverisë çeke, të mundësohet rindërtimi i plotë i shkollës 9-vjeçare të fshatit Lalm në Tiranë.

Ambasadori Ludva u angazhua intensivisht për të sjellë në Shqipëri 2 helikopterë dhe një ekip të specializuar çek, në ndihmë të popullsisë shqiptare dhe forcave tona të emergjencave civile, për të shuar dhe administruar zjarret e verës së shkuar në Shqipëri.

Gjatë veprimtarisë së tij diplomatike si Ambasador në Shqipëri, ai ka dhënë një kontribut të madh në avancimin e marrëdhënieve, në të gjitha fushat, mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke”, tha Meta në fjalën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here