Portali plas “bombën”: Lulzim Basha është takuar fshehurazi në një hotel me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën

0
571

Burime të sigurta për SYRI-n, konfirmojnë se ndërkohë që Lulzim Basha pretendon se është në luftë me trekëndëshin e Bermundës, vazhdon takimet e fshehta me të akuzuarit në SPAK për inceneratorët.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ditën e djeshme, Lulzim Basha është takuar në hotel ‘Prestigje’ me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën.

Jo rastësisht Basha vazhdimisht nuk ka përmendur kreun e Bashkisë së Tiranës, të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Por nuk është vetëm Veliaj surpriza e kësaj darke. Aty është edhe bashkautori i ‘Toyota Yaris’, Taulant Balla.

Ftojmë Lulzim Bashën të nxjerrë Gazment Bardhin të përgënjeshtrojë edhe këtë lajm.

Të paktën dy palët tjera pjesëmarrëse e kanë konfirmuar takimin./ Syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here