Në Gjykatën e Apelit ka filluar një luftë e madhe për çështjen ‘Babale’ të deputetit të Lulzim Bashës, Ervin Salianji.
Burime për SYRI pohojnë se gjyqtare e çështjes është Edlira Petri ose bashkëshortja e Sokol Sadushit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.
Znj. Petri është vënë midis 2 zjarresh të forta.
Nga njëra anë Fatmir Xhafaj kërkon nxjerrjen e datës së gjyqit se ka shqetësimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, çështje për të cilën Salianji është dënuar me 1 vit burg të pakonvertueshëm.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka ndërhyrë që çështja të mos dalë dhe procesi të zvarritet.
Në fakt, sipas statistikave dhe sipas Urdhëresës së KLGJ, çështja duke qenë penale duket të kishte një vendim para zgjedhjeve dhe për këtë u luftua fort dhe është pjesë e marrëveshjes Rama – Basha.
Nëse do të kishte një vendim përpara zgjedhjeve të 25 prillit, Ervin Salianjit do t’i privohej kandidimi, ose në rastin më të keq, mund të përfundonte edhe në qeli, nëse Apeli do linte në fuqi vendimin e shkallës së parë.