Sali Berisha: Futja e banditëve të armatosur në selinë e PD, akt i shëmtuar! Lulzim brava nuk shtyp dot shumicën

0
107

Ish kryeministri Sali Berisha, është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike, sëbashku me Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit, ku mbajtën një mbledhje.

Për t’u futur në sallë, shoqëruesit e Berishës, shpërthyen një prej dyerve të kyçura nga Lulzim Basha.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha e paralajmëroi Bashën se “pakica nuk mund të shtypë shumicën” dhe se vendimet e Kuvendit të datës 11 dhjetor do të zbatohen.

“Kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ose është pakicë totalitare, ose pakicë terroriste, ose pakicë banditeske. Por, një gjë është ë sigurtë, se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë, të shtypë apo të injorojë shumicën. Duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale.

Mbyllja e dyerve të selisë për PD-në, nga peng Basha apo Lul brava, është akt i shëmtuar, siç është i shemtuar, futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve.

Kjo është shtëpia e lirisë dhe jo e armëve. Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha, as këta zotërinj anëtarë të komisionit të përkohshëm, që ka bërë lojë me brava. Lojën e bravave në mënyrë të turpshme e ka nisur dhe bitisur Lulzim brava.

Por, nuk ka bravë, forcë, asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here