Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është një nga emrat që gjithashtu rezulton pjesë e listës që qarkullon në “What’sApp”. Dosja.al ka mësuar se Besfort Lamallari paguhet 413.300.00 lekë të reja. Pagë kjo dyfish më e madhe se ajo e kryeministri Edi Rama, i merr 228.730.00 lekë të reja.
Ndërkohë që kolegët e tij, po ashtu në Ministrinë e Brendshme, paguhen më pak se Lamallari. Andi Mahila, Julian Hodaj dhe Romina Kuko, të gjithë së bashku marrin të njëjtën pagë, 153.300.00 lekë të reja. Por nuk dihet se përse, zv.ministri Lamallari paguhet më shumë se kolegët e tij, e madje më shumë se Rama.