Ivi Kaso: Ekziston një databazë e tretë me të dhëna më të ndjeshme

0
208

Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve.

Sipas tij, pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.

“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.

Sipas Kasos, drejtësia nuk e ka bërë punën e saj për të hetuar këtë skandal dhe gjithçka është trajtuar vetëm në kuadrin e shakave.

Ai shtoi se duhej të ishte ngritur një grup hetimi dhe të viheshin përballë përgjegjësisë institucionet.

Ivi Kaso shtoi se vetëm dje Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e “Patronazhistëve” duke e lënë atë përfundimisht si një çështje të rëndomtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here