Shehaj: Qeveria e ka nxjerrrë vetë listën e pagave për të sfumuar skandalin e inceneratorëve

0
108

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar skandalin e radhës me publikimin e listë-pagesave për më shumë se 637 mijë qytetarë.

Shehaj ka theksuar se sot është qëndërzuar informacioni mbi të dhënat dhe atë e administron AKSHI.

Gjithashtu Shehaj hodhi akuza në drejtim të qeverisë, pasi sipas saj ata e kanë nxjerrë këtë skandal dhe vetë ata do e manipulojnë atë, me qëllim që të sfumojnë skandalin 430 mln euro të inceneratorëve.

Meço: Nëse do ishin në krye të Tatimeve, çfarë përgjigje do jepnit?

Shehaj: Kanë ndryshuar kohët pasi kur isha në krye të tatimeve ne ishim ata që administronim të gjithë data-base e të dhënave, sot është qëndërzuar dhe e administron AKSHI. Administrimi bëhet nga AKSHI, të dhënat janë të qëndërzuara në AKSHI. Sot që flasim, nëse prishet një kompjuter apo një printer në një X institucion, janë të detyruar ti bëjnë kërkesë AKSHI-t dhe AKSHI t’i japë miratimin dhe të dërgojë një punonjës kur ta kenë mundësinë. Administrata Tatimore ka akses për të parë këtë gjë, por ka akses në pamje, dhe në dijeninë time, çdo drejtori rajonale tatimore ka akses në të dhënat e veta. Që ta bënte administrata tatimore apo një person në këtë administratë do të imputonte një më një të gjitha të dhënat për të cilat ndoshta edhe nuk ka askses. Për më tepër që kur plasi problemi me TIMS që dolën të dhëna, këto kontrollohen. Nëse nuk ke autorizim në të dhëna, në fund të muajit del në raport se kush ka aksesuar ku. Është e kotë të thuhet se Sigurimet Shoqërore pasi e marin informacionin nga Derjtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe nuk kanë akses importi, vetëm të kenë pamje vizuale. Këto janë të dhëna vetëdeklarime që bëjnë subjektet. Të garantoj që qeveria vetë e ka nxjerrë dhe vetë do mundohen ta manipulojnë”, tha Shehaj duke theksuar se afera 430 mln euro është ajo që qeveria kërkon të mbulojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here