Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite të tij në Lezhë ku ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve për 97 familje, nuk i kursye batuat për rivalin e tij politik, Lulzim Bashën.
Duke marrë shkas nga situata në PD, ku ka pasur ‘përplasje’ mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama teksa bisedonte me një zonjë ironizoi kryedemokratin.
Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.
Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.