SKANDALI i pagave/ Si u përdor lista për qëllime elektorale

Një ditë më parë, mediat me të drejtë nisën ta etiketojnë skandalin e publikimit të listës së pagave si një skandal të lidhur me atë të patronazhistëve.

Nuk ndodh që brenda një viti, një qeverie t’i shpërthejnë dy skandale kaq të rënda dhe të ndërlidhura, dhe ajo jo vetëm të qëndrojë në pushtet, por edhe të vjedhë zgjedhjet duke përdorur këto lista.

Ajo që bie në sy është se qeveria tentoi ta mbulonte këtë skandal fillimisht me stilin e saj të zakonshëm, duke thënë se këto gjëra ndodhin kudo në botë. Më pas duke thënë se nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Në fakt lista i përket janarit të këtij viti, katër muaj para zgjedhjeve. Ajo nuk ka qarkulluar vetëm këto ditë, por shumë më përpara.

Media dhe opozita e ka akuzuar qeverinë se lista ka pasur qëllim të përdoret për zgjedhjet e përgjithshme, njësoj siç ndodhi me rastin e patronazhistëve.

Zëri i Amerikës raportonte se Edi Rama e mbrojti skandalin e patronazhistëve, duke justifikuar rrjedhjen e të dhënave.

Historia e listës së pagave, që do kishte gjunjëzuar çdo qeveri perëndimore, nuk është më ndryshe. Rrënjët e çdo skandali në vend duhen kërkuar vetëm në një pikë: te zgjedhjet.

SKANDALI i pagave/ Si u përdor lista për qëllime elektorale

Parashikimi i motit: Temperaturat në -5°C dhe

SKANDALI i pagave/ Si u përdor lista për qëllime elektorale

Iu zbulua rroga 18 mln lekë, Baton

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko