Skandali me pagat, Kaso: Duan të intimidojnë qytetarët, mbart të dhëna shumë sensitive

0
150

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike Ivi Kaso, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për skandalin e publikimit të pagave.

Kaso theksoi se me publikimin e pagave, duan të intimidojnë qytetarët. Ai shton se të dhënat e publikuara janë shumë sensitive.

“Është hera e parë në histori të vendit që një parti kontrollon çdo gjë në vend, nuk ka ndodhur kurrë. Ky është skandal me të dhëna shumë sensitive. Besoj se duhet punë hetuese për të zbuluar se nga cili institicion ka rrjedhur informacioni.

Duan të intimidojnë qytetarët. Skandali është lehtësisht për t’u hetuar. Dixhitalizimi, sa për informacion, është nisur që në kohën e Sali Berishës”, deklaroi Kaso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here