Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme, pasi u kap me një sasi heroine. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u kap me 3 kg heroinë në makinën e tij.
Sipas raportimeve policore 37-vjeçari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në një rrugë të qytetit me një furgon në pronësi të një kompanie shqiptare. Pas kontrollit, në sistemin e ftohjes së mjetit u zbukua sasia e drogës, e cila ishte paketuar në 6 blloqe.
Tashmë ndaj shqiptarit rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.