Detaje të reja nga vrasja e Can Karriqit në Kodër Kamëz, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e ekzekutimit, policia ka shoqëruar të paktën 15 persona

0
136

Kur ka kaluar më shumë se 24 orë, nga vrasja e Can Karriqit, policia ka shoqëruar të paktën 15 persona, shumica e të cilëve familjarë e miq të viktimës, apo edhe dëshmitarë okularë në momentin e ekzekutimit.

Por, pavarësisht numrit të të shoqëruarve grupi hetimor nuk ka marrë asnjë të dhënë për motivet apo të krijojë një identitet të autorëve. Ndërkohë burime nga grupi hetimit që po heton për këtë ngjarje thanë se në mjetin e gjetur të djegur në Institut pas krimit nuk ka asnjë të dhënë.

Edhe pse hetuesit kanë bërë maksimumin për përfitimin e ndonjë prove është mjaft e vështirë pasi si automjeti edhe arma e gjetur aty janë shkrumbuar tërësisht. Gjithashtu sipas po të njëjtave burime, armës i është fshirë edhe numri serial.

Përsa i përket dinamikës së krimit, ngjarja është fiksuar nga dy kamera sigurie, ku viktima po konsumonte kafenë. Referuar kamerave të sigurisë, rezulton se Can Karruqi është qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë nga lokali dhe ka hipur në automjetin e tij. Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë, ku si pasoja 30-vjeçari mori 4 plumba. Hetuesit kanë dyshime se personat që kanë kryer ekzekutimin, janë vrasës  me pagesë dhe atentati është ka qenë i mirë menduar.

Nisur nga e kaluara e viktimës  që rezultojnë me precedent kriminal, hetuesit kanë dyshime se shkak është bërë përplasja mes bandave kriminale. Gjithashtu sipas informacioneve  të siguruar mësohet se po hetohet në të njëjtën linjë edhe me vrasjen e dyfishtë të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në muajin nëntor. Fax News ka mësuar se në policinë e Shtetit ditën e djeshme departamenti i hetimit të krimeve të rënda, ka bërë një mbledhje, ku është diskutuar për atentatin mafioz, por edhe për ngjarjen në Vlorë, ku iu vu tritol, Indrit Sadedinit, i cili mori plagë të rënda. Pas diskutimeve nisur edhe për nga mënyra si janë nga autorët këto ngjarje, drejtuesit e lartë të departamentit te krimeve kanë bindjen se ato vijnë nga krimi i organizuar. Në përfundim të kësaj mbledhjeje u dhanë disa urdhërime që persona të caktuar të mbaheshin ne përgjim apo vëzhgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here