Konkurrenti i “Për’puthen”, Aldisi ka demaskuar një prej vajzave, Fjorin, pas takimit të tyre.
Teksa ndodheshin në studio, ai ka akuzuar konkurrenten se pas kamerave i kërkoi të shkonin në hotel për të kryer marrëdhënie seksuale.
Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Fjori, e cila i hodhi poshtë pretendimet e Aldisti duke thënë se i ka kërkuar të shkonin në makinë vetëm për tu puthur, duke iu drejtuar këtij të fundit me fjalët “mos ëndërro kaq shumë me sy hapur”.
Pjesë nga debati
Aldisi: Më kërkoi diçka më shumë. Pas kamerave më kërkoi diçka që nuk duhet kërkuar.
Fjori: I kërkova të më çonte të hanim ushqim
Aldisi: E the ndryshe
Fjori: Një tjetër konkurrent: Mos të ka kërkuar ta çosh në hotel?
Aldisi: Bravo
Fjori: Ça thua ore? Seriozisht e ke ti?
Aldisi: Seriozisht e ke ti? Më the shtrat zemra
Fjori: Të thashë për një puthje
Aldisi: Puthje dhe pastaj the për shtrat. Donte të më puthte dhe unë u largova.
Fjori: Unë lë emisionin. Kush të kërkoi ty o çun të shkosh me mua në shtrat, të thashë ikim tek makina qëndroj pak më pranë, meqë këtu jemi me kamera. Na e bëre shtrat tani, avash. Mos ëndërro kaq shumë me sy hapur tani. E prishe gjithë muhabetin. Pse s’më the atje, po kërkon shumë këtu ti.
Aldisi: E prishe vetë. Edhe në takim të parë tentove të më puthje.”
Fjori: Puthjen ta jap edhe këtu, s’ma ndjen fare mua. S’më tregon mua ti shtratin. Ëndërrojë.
Aldisi: Ti e jep, por se dua unë. Se di ku je mësuar kështu ti, por unë s’jam mësuar kështu”,
Fjori: Pse s’ma the troç, në sy atje?
Aldisi: Ta thashë, a u largova? Të thashë unë hajde më puth
Fjori: Pse e diskuton? Për ti dhënë rëndësi vetes? Zero me bisht je
Aldisi: A e bëre? Pse mos ta them. Nuk e ndjej pse ta puth
Fjori: Meshkuj idiotë, dua që t’i shkojnë femrat. Kështu je
Aldisi: S’ke respekt dhe edukatë
Fjori: Për ty kurrë, as respekt dhe as edukatë. Dhe aq e kishe shumë, ta ëndërrosh. Se dua respektin tënd. Na tregon shtratin, ca të duket vetja i rënë nga qielli. S’di çfarë nxjerr nga goja