‘Provokim i shëmtuar dhe i neveritshëm’, kritikohet reklama e Babagjyshit homoseksual

0
173

Në reklamën e fundvitit në Norvegji, Babagjyshi i 2022-shit është homoseksual dhe shfaqet duke i dhuruar një puthje personit nga i cili i merr një dhuratë.

Edhe pse Norvegjia është një prej vendeve që ka ligjet më të fuqishme në mbrojtje të komunitetit LGBT, skenat kanë shkaktuar mjaft kritika dhe diskutime.

Reklama e fundvitit mban titullin “When Harry met Santa”, dhe i referohet filmit të famshëm të 1989-ës, “When Harry met Sally”.

Kryetari i Parlamentit László Kövér ka kritikuar këtë reklamë televizive për “përdhosjen e një prej festave të preferuara të fëmijëve tanë”.

Spoti katërminutësh i titulluar u prodhua nga shërbimi postar norvegjez për të shënuar 50 vjet nga dekriminalizimi i homoseksualitetit në Norvegji. Ai shfaq Babagjyshin duke i dhënë dhurata personazhit tjetër të klipit, Harry-t, gjatë disa viteve.

Më pas, Harry shihet duke shkruar një letër drejtuar Babagjyshit që lexon “Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”. Klipi përfundon me Harry-n dhe Babagjyshin të përqafuar dhe duke u puthur.

“Ka një kufi për gjithçka, përveç poshtërësisë dhe absurditetit,” tha Kövér kur u pyet për të komentuar reklamën. “Ne nuk kemi parë një provokim kaq të shëmtuar dhe të neveritshëm kundër besimit, fesë dhe bindjeve tona për një kohë të gjatë.”

Folësi tha se ajo që e bëri reklamën më keq ishte se ajo u prodhua nga një institucion shtetëror, duke shtuar se reklamat si këto ishin “një abuzim tinëzar i durimit të krishterë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here