SONDAZH/ Votoni për personazhin e vitit 2021

0
321

Teksa jemi në ditët e fundit të 2021-it, një vit i cili ka pasur brenda tij ngjarje e zhvillime nga me te ndryshme, ‘STANDARD’ ka organizuar një sondazh online, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar, sipas mendimit të tyre, atë që meriton të quhet “Personazhi i Vitit” për rolin, ndikimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë 2021-it.

Personazhet e zgjedhura

Arjan Sala – Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.

Sali Berisha – Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD,  fje e cila solli si pasoje kunderpergjigjen e tij me dergimin e sekretarit amerikan te Shtetit ne gjyq ne Paris si edhe betejen me Lulzim Bashen per shkeljen e statutit. Berisha arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.

Edi Rama – Kryeministri që shfrytezoi me se mire pazarin me opoziten dhe shpiku skemën e patronazhistëve, duke perdorur te dhenat sensitive te 900 mije shqiptareve duke marre keshtu edhe mandatin e tretë, si asnje me parë.

Ilir Meta-Presidenti i Republikes i cili arriti te fitoje me betejat me mazhorancen qeverisese sa i takon ruajtjes se Kushtetutes dhe standardeve demokratike te nje shteti ligjor. Jane te shumta ligjet famekeqe qe Meta ka kthyer, pavaresisht se mazhoranca u hakmorr ndaj ketyre veprimeve te drjeta te Metes me nje vendim te parlamentit monist duke e shkarkuar.

Lulzim Basha – Njeriu rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe per vendimin e marre per perjashtimn nga partia te liderit historik Berisha me vendim personal

Klodian Elqeni – I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.

Armando Broja – futbollisti talent i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen si me formaconin kuqeezi ashtu edhe në kampionatin anglez. Golat e shenuar prej tij kete seozn i kane dhene fitore te rendeishme Kombetares si edhe ekpit te Southempton ku ai militon kete sezon.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova – Dy xhudistet nga Kosova që thyen cdo rekord te meparshem ne sportin shqiptar, duke fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.

Albin Kurti – Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.

Lylzim Sulejmani – Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here